Dokumenti në Itali: Personat mbi 80 vjeç te prekur ose të sëmurë, nuk pranohen në kujdesin intensiv

3070
0

Të prekurit e koronavirusit në Itali që janë mbi moshën 80 vjeç nuk do të pranohen në kujdesin intensive për shkak të numrit të limituar të krevateve.

Këtë e propozon dokumenti i përgatitur nga një njësi e menaxhimit të krizave në Torino.

Disa pacientë të moshës së tretë thuhet se do të lihen në mëshirë të fatit pasi mjekët në Itali e kanë të pamundur të menaxhojnë numrin e madh të të infektuarve.

Dokumenti që do të hartohet si një protokoll tregon se do të përcaktohen cilët pacientë të marrin trajtim në kujdesin intensiv dhe cilët jo pasi nuk ka hapësira të mjaftueshme. Kapaciteti i kujdesit intensiv është tepër i vogël në këto momente në Itali ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet.

Siç raporton ‘The Daily Telegraph’, dokumenti i përgatitur nga deparmenti i mbrojtjes civile në rajonin e Piemonte thotë: “Kriteret për qasje në terapi intensive në raste urgjence duhet të përfshijnë moshën më pak se 80 ose një rezultat për gjendjen mjekësore të pacientit (nëse ka sëmundje të tjera apo jo). “

Një mjek tha: “Kush jeton dhe kush vdes vendoset sipas moshës dhe nga gjendja shëndetësore e pacientit. Kjo tregon se si bëhet në një luftë.”

Dokumenti është gati i plotë dhe pritet vetëm miratimi nga një komitet tekniko-shkencor para se të dërgohet në spitale. Kriteret pritet të zbatohen në të gjithë Italinë, thanë burime qeveritare.

Italia ka 5,090 shtretër të kujdesit intensiv, që për momentin tejkalon numrin e pacientëve që kanë nevojë për to. Po punon gjithashtu për krijimin e kapaciteteve të reja të shtretërve në klinika private, shtëpi pleqsh dhe madje edhe në tenda. Përveç kësaj, vendit i duhen edhe mjekë dhe infermierë për të përballuar situatën emergjente.

Lombardia mbetet rajoni më kritik. Deri tani, ka 1,809 dhe 24,747 të infektuar në të gjithë Italinë.