‘Dilni jashtë, tërmet 8 ballë’. Panik në Durrës, njerëzit dalin në rrugë nga thirrjet me altoporlant te nje 18 vjecari

538
0
Foto ilustruese

Banorët dhe shumë pushues në Golem janë tmerruar nga thirrje me altoporlant që dëgjuan nëpër rrugë pasi u bëhej thirrje të dilnin urgjent jashtë se po binte tërmet.

Ngjarja ka ndodhur në Golem, ku 18 vjeçari G.A., duke qarkulluar në rrugët e zonës, ka bërë vazhdimisht thirrje me autoparlant me fjalët: ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.

Thirrjet u dëgjuan vazhdimisht në zonën e Golemit dhe përgjatë rrugës që të çon në Durrës.

Shumë banorë dolën të tmerruar nëpër rrugë pasi mënyra si u bë thirrja, me megafon i bëri të besojnë se apeli vinte ndoshta nga autoritetet.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe tha se ka arrestuar në flagrancë të riun teksa me altoporlant në dorë bënte thirrjet e tmerrshme.

Mesohet se të dhënat hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç.