Çfarë parashikon ligji, deri në sa vite rrezikon shoferi që shoi familjen Gushi?

617
0

Igli Madani, drejtuesi i mjetit luksoz tip ‘Audi’, sipas ligjit rrezikon të dënohet nga 5-20 vite bu rg. Kjo sipas Kodit Rrugor të Shqipërisë i cili në nenin 20 të tij thotë se kur nga shkelja e qarkullimit rrugor është shkaktuar humbje jetesh ose demtim i rëndë i disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar pl aosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar humbje jete te një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar humbje jete ose pla gosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.