Çfarë fshihet në ditarin e Carolines, misteri i ri që po bën ‘lëmsh’ hetuesit

242
0

Ekzistenca e një bashkëpunëtori nuk është përjashtuar nga autoritetet e vendit fqinj.

“Një parim themelor për policinë dhe autoritetet gjyqësore kur hetojnë një k rim është që të gjithë janë të dyshuar derisa të provohet e kundërta” tha një ish-zyrtar grek.

“Mund të ketë një autor moral pas marrjes se jetes së Caroline” tha Thanassis Katerinopulos.

“Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të bindë se ky është një k rim i kryer në gja knxehtësi” shtoi ai.

“Pyetja është, a po i bën të gjitha këto për të fshehur diçka tjetër? A ka frikë ai për veten e tij, çfarë do të ndodhë nëse zbulohet diçka tjetër?

Njëri nga të dy – ky është informacion i pakonfirmuar – kishte udhëtuar në Kretë prillin e kaluar dhe kishte gjetur një shtëpi me qira në Souda, për çfarë arsye? Kjo është diçka, unë besoj se autoritetet do të kërkojnë. Ky është një informacion shumë i mirë. Vlerësimi im është se persona të tjerë janë të përfshirë në çështje, të cilët e çuan pilotin drejt vrasjes. Megjithatë, kjo duhet të hetohet” shpjegoi ai.

Ndërkohë një tjetër pyetje që ngrenë mediat britanike është se përse është ndaluar publikimi i ditarit të plotë të Caroline, teksa pak ditë më parë dolën vetëm disa fragmente. Dyshimet janë se 20-vjeçarja ka shkruar gjithçka në ditar lidhur me konfliktet.

Por sipas prokurorit Vassilis Pliotis, publikimi i ditarit mund të ndikojë në uljen e dënimit ndaj pilotit. Aktualisht Anagnostopoulos rrezikon dënim të përjetshëm.