Britani/ Johnson konfirmon heqjen e te gjitha kufizimeve nga 19 korriku

29
0

Kryeministri britanik Boris Johnson konfirmoi që nga 19 korrik shumica e kufizimeve anti-Covid në Angli do të anulohen dhe se popullata do të duhet të përdorë gjykimin e tyre në përdorimin e mjeteve për të zbutur infeksionet, duke përfshirë maskën dhe distancimin social.

Mbajtja e maskës, në fakt, nuk do të jetë më e detyrueshme nga 19 korriku e tutje përveç në spitale dhe vende të tjera specifike. Rregulli i gjashtë personave maksimalisht në familjet private do të anulohet. Do të ketë azhurnime për shkollën dhe izolimin.

Hiqen kufizimet në funerale dhe dasma dhe gjithashtu për shërbimin e tryezës në bare dhe restorante. Kryeministri, megjithatë, paralajmëroi se infeksionet do të arrijnë 50 mijë deri në fund të muajit dhe “fatkeqësisht ne duhet të merremi me më shumë humbje nga Covid”.