Autobuzi plot me shqiptare del nga rruga, Aksident tragjik në Kroaci

239
0

Një aksident i rende ka ndodhur këtë të diel në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa raportohet për mbi 30 humbje jete. Policia lokale gjithashtu thotë se ka ende persona të mbetur në autobus, që nuk janë nxjerrë prej andej..

Ngjarja tepër e rëndë ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit, raportojnë mediat kroate, ndërsa autobusi ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë. Brenda tij ndodheshin në total 60 persona. Numri i personave qe humben jeten u konfirmua edhe nga ambasada e Kosovës në Zagreb, ndërsa presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, bënë të ditur se një grup me zyrtarë të Kosovës, mes tyre edhe ministri i Brendshëm, janë nisur drejt Kroacisë për t’u ardhur në ndihmë të të pl agosurve dhe familjarëve të viktimave.  

Shefi i Policisë së Slavonski Brod, Franjo Galic, ka deklaruar për mediat kroate se ky ishte një prej aksidenteve më të rëndë që ka parë në jetën e tij. “Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu kërcënohet jeta brenda në autobus”, tha një zëdhënës i policisë.