Aulona Musta mbështet publikisht Dagzin: E quajtën të përvëluar për një femër, por…

135
0

Aulona Musta i ka dedikuar një shkrim në rrjete sociale Dagzit, ish-banori i “Big Brother VIP”. Ajo e ka mbështetur publikisht, duke komentuar raportin e tij me Einxhelin.

Aulona ka shkruar se Dagz ka treguar se është model i një burri të vërtetë, i cili luftoi për ta bërë Einxhelin për vete me mirësi dhe përkushtim.

Postimi i plotë:

“E quajten pa karakter, lolo, te perveluar per femer…

E “tallen” dhe ironizuan se rrinte pas “fustanit” te Einxhell, se e puthte me shume sec duhet, e mbeshteste me shume sec duhet, e donte me shume sec duhet…

“Sa eshte me shume sec duhet?”… aq sac eshte standarti qe shoqeria jone ka vene per sjelljen dhe dashurine qe nje burre duhet t’i japi nje gruaje…te cilen ne parim e duan, enderrojne dhe ankohen kur s’e kane, ama kur e shohin qe e ka dikush tjeter e percmojne…madje thone dhe “nuk eshte burre, se nuk ben burri ashtu pas nje vajze…ka femra plote”

Asnje nga ne nuk e njeh Dagzin jashte, por per aq sa pame ne BB, ne fakt ky eshte burri i vertet.

Burri qe bie ne dashuri dhe s’ka frike te pranoje qe ndjen, edhe kur partnerja e refuzon fillimisht; qe lufton per ta bere per vete me miresi, perkushtim, mbeshtetje. Qe nuk i trembet nje karakteri te forte, qe shpesh kerkon edhe te komandoje, apo te jete “liderja” ne cifte. Qe nuk ka frike nga inteligjenca dhe potenciali i partneres se tij, perkundrazi kerkon ta evidentoje dhe t’i jape vlera ne cdo moment. Qe e rrethon me dashuri dhe perkushtim, por i jep gjithe lirine dhe hapsiren e nevojshme per te shfaqur veten. Qe nuk i thote mos fol, mos qesh, mos thuaj ate, sillu keshtu, mos bej ate, bej kete, sepse nuk e sheh si prone dhe as si trofe, por si partnere.

Per fat te keq, burrat si Dagz do vazhdojne te tregohen “me gisht” dhe nuk do vleresohen sic duhet, edhe per shume kohe… nga seksi i njejte qe vazhdojne mendojne se burreria qendron tek forca, dinakeria dhe skuthlleqet, por per fat te keq edhe nga seksi i kundert qe do vazhdojne te kenaqen dhe te pranojne ate qe “u jepet” dhe jo ate qe “meritojne”.

Goca mos kini frike te vendosni standarde per veten dhe t’i pretendoni ato! Cunat e forte kane dale nga moda. Gentleman is the new sexy.

Cuna mos kini frike nga vajzat inteligjente, me karakter dhe te pavarura. Jane vlere e shtuar ne cdo marredhenie”.