Në burg që 18-vjeç/ Zbardhet e shkuara e 21 vjecarit Aldi Rama: Me prindër të divorcuar dhe i rritur nga gjyshi, cfare postonte ne facebook

483
0

Aldi Rama është 21-vjeçari i cili qelloi ditën e sotme efektivin e policisë Saimir Hoxha pas një kontrolli për parcelat me dvrogë. I riu i cili ‘ngriti në këmbë’ gjithë vendin është emër i njohur për policinë dhe autoritetet.

Mësohet se Rama është rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012. Në vitin 2019, kur ishte vetëm 18-vjeç Aldi Rama bëri burg si i akuzuar për vjedhje dhe posedim ka nabisin. Ai u akuzua për vjedhjen e telefonit të të dashurës së tij dhe iu gjetën cigare kan abis në banesën e gjyshit me të cilin jetonte.

Por jo vetëm kaq, pasi e dashura e tij e kishte kallëzuar në polici për d hunë fizike, por një çështje e tillë ishte pushuar nga gjykata. Ndërsa në vitin 2020, Aldi Rama u ndalua sërish për mbajtje pa leje të ar mëve të ftohta. Ndërsa në rrjetet sociale kujdesej të postonte foto me ar më, makina duke treguar edhe jetën që bënte.