Aksidenti në Qafë-Muzinë. Dalin emrat, ja personat qe ndodheshin ne furgon

245
0

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se 5 personat që ndodheshin në furgonin i cili përfundoi në greminë në Qafë-Muzinë kanë humbur jetën të gjithë.

Fillimisht policia bëri me dije se janë 4 persona, por më pas me një informacion shtesë ajo deklaroi se 5 personat që ndodheshin në furgon kanë humbur jetën.

Mësohet se bëhet fjalë edhe për shoferin Bardhi Prodon, i cili bënte linjën Tiranë-Sarandë dhe anasjelltas.

Siç bën me dije shefi i Zjarrfikësës së Dropullit, Alqi Kosta, personat qe humben jeten janë dy gra dhe tre burra. Në furgon sipas tij ishin gjithsej pesë persona, katër pasagjerë dhe shoferi, të cilët kanë vdekur të gjithë.

Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç ishin pasagjerë në mjetin furgon..