4 shtete e BE qe i rikthehen normalitetit, hapen shkollat dhe kopshtet, ja si do funksionoje

126
0
People run and walk in Nacka, outskirts Stockholm, Sweden, Wednesday, April 8, 2020. Swedish authorities have advised the public to practice social distancing because of the coronavirus pandemic, but still allow a large amount of personal freedom, unlike most other European countries. The new coronavirus causes mild or moderate symptoms for most people, but for some, especially older adults and people with existing health problems, it can cause more severe illness or death.(AP Photo/Andres Kudacki)

Shteti i Çekise, Austrise, Danimarkes dhe Norvegjise janë 4 shtetet evropiane te BE të cilat do të hapen nga fillimi i javës, ja se si do ta realizojnë

Qytetarët çekë tashmë mund të shkojnë nëpër dyqane pajisjesh dhe biçikletash, të luajnë tenis dhe të shkojnë për not. Disa udhëtime esenciale jashtë Republikës Çeke do të lejohen duke nisur nga 14 Prilli, thuhet në një njoftim për shtyp të qeverisë në Pragë.

Austria po ashtu ka vendosur që të rihapë dyqane të vogla pas Pashkës. Kancelari austriak Sebastian Kurz njoftoi se vendi po përgatitet për një “ringjallje” pas Pashkës, duke rihapur disa dyqane më të vogla, ato për pajisje kompjuterike dhe dyqane të tjera nga 14 prilli.

Kurz njoftoi se autoritetet do të kërkojnë që njerëzit të vendosin maska ​​për fytyrën në supermarkete dhe në transportin publik. “Kurse nga 1 maji do të hapen të gjitha dyqanet, qendrat tregtare dhe parukierët; ndërkohë restorantet dhe hotelet do të hapen nga mesi i majit në një proces gradual. Kjo do të ndodhë në kushte të rrepta sigurie, natyrisht”, – tha z.Kurz. Ndërsa për shkollat, ai tha se vendimi do të merret në mesin e muajit maj.

Danimarka pritet të rihapë kopshtet dhe shkollat duke filluar nga java që vjen nëse rastet me koronavirus janë konstante. Kryeministrja Mette Frederiksen tha se mbretëria e Danimarkës planifikon t’i dërgojë fëmijët përsëri në shkollë dhe fëmijët në çerdhe e kopshte nga 15 Prilli nëse rastet e koronavirusit mbeten të qëndrueshme. Por, – shtoi ai, – shumë kufizime do të mbeten dhe heqja e tyre do të bëhet në disa faza.

Qeveria ka vendosur që të shtyhet deri më 10 maj, grumbullimi i më shumë se dhjetë personave. Deri më 10 maj ndalohen edhe shërbesat e kishës, kinematë dhe qendrat tregtare të cilat gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura. “Të gjitha festivalet dhe tubimet e mëdha do të ndalohen deri në gusht, tha kryeministri Mette Frederiksen. Kurse theksoi edhe se “kufijtë e Danimarkës do të qëndrojnë të mbyllura”.

Ndërsa fëmijët në Norvegji do të kthehen në kopsht një javë më vonë sipas njoftimit te qeverisë në mbretërinë norvegjeze. “Norvegjia do të fillojë të zvogëlojë masat e saj të bllokimit nga 20 prilli, – tha kryeministri Erna Solberg.

Ai tha se nga 20 prilli çerdhet dhe kopshtet do të fillojnë të rihapen. Një javë më vonë, shkollat ​​do të rihapin dyert për nxënësit në klasat fillore. “Ambicia jonë është që të gjithë nxënësit të kthehen disi në shkollë para verës,” – tha Solberg.

Këto shtete europiane janë të parat në perëndim që gradualisht do të fillojnë të heqin masat shtrënguese që qeveria vendosi për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Të tjera shtete po presin të shohin se ç‘mësime do të nxirren në mënyrë që të planifikojnë edhe ato daljen nga izolimi, ndërkohë që presioni social dhe ekonomik në këto vende është mjaft i lartë.

Por lehtësirat që po propozohen kanë edhe ato rreziqet e tyre. Sipas drejtorit rajonal për Evropën të Organizatës Botërore të Shëndetit, dr. Hans Kluge, situata në Evropë këtë javë vazhdon të mbetet shqetësuese dhe ai këmbëngul që kjo nuk është koha e duhur për të shpallur lehtësira.

Sipas një studimi të bazuar në shpërthimin e virusit në Kinë, botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, masat shtrënguese në rang botëror nuk duhet të hiqen plotësisht derisa të gjendet një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje.noa