Aldi Rama, 21-vjeçari i dyshuar se i mori jetën policin Saimir Hoxha në Lezhë ka tentuar ti jape fund jetës.
Pak minuta më parë, burime policore nga vendngjarja thanë se autori i ka dhene fund jetes, por nga informacionet e detajuara dhe me mbërritjen e bluzave të bardha në vendngjarje është konfirmuar se 21-vjeçari ka ende shenja jete.
Ai qëlloi ndaj vetes teksa ishte i rrethuar nga Forcat Speciale RENEA.
Ai ndodhej në makinë bashkë me dy persona të tjerë.
Mesohet se Aldi Rama ishtë rritur nga gjyshi i tij, pasi prindërit i kishte të divorcuar që në 2012.